Aktualitet

Zvicra lejon gjyshërit që të takojnë nipër e mbesa, por me një kusht





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:47 - 29/04/20 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë thënë që gjyshërit mund të takojnë nipërit dhe mbesat e tyre, por vetëm nëse ata janë nën 10 vjeç.


Shkencëtarët në këtë vend dolën në përfundimin se të moshuarit nuk rrezikojnë të infektohen me Covid-19 nga nipërit e vegjël, pasi ata nuk kanë “receptorët” e duhur për koronavirusin.


“Fëmijët preken shumë rrallë dhe nuk e përçojnë virusin. Ja pse fëmijët e vegjël nuk paraqesin rrezik për prindërit dhe gjyshërit e tyre”, tha Dr. Daniel Koch, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Zyrën e Shëndetit Publik.


Sigurisht, takimet e gjyshërve me nipër e mbesa rekomandohen vetëm kur fëmijët nuk kanë asnjë simptomë të Covid-19.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas