Kryeministri Edi Rama pasditen e së enjtes ka ndarë lajmin e mirë duke konfirmuar se Parlamenti Zviceran ka miratuar me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore.
“LAJM I MIRË! Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike”, shkruan Rama.