Bota

Zvicra nën panik nga spiunët rusë, Shërbimi sekret: Kaluan vijën e kuqe







               Publikuar në : 09:32 - 21/10/18 |
mapo.al

Zvicra është vënë nën panik, pasi spiunët rusë po zgjerojnë aktivitetin e tyre në këtë shtet. “Veprimtaria e tyre diversive është shtrirë më tepër sesa në vitet e shkuara”,- tha shefi i Shërbimit sekret Zviceran “NDB”, Jean-Philippe Gaudin.


“Unë nuk mund të bëj të njohura shumë detaje për aktivitetet ruse në Zvicër, por është e qartë, që ka shumë më tepër aktivitete sesa më parë”,- tha Gaudin në zgrip të konferencës për shtyp. “Nuk mund të flas për numrin e spiunëve, por është domethënëse”,- shtoi më tej ai.

Shkak për këtë shtim të agjentëve rusë në Zvicër është vendndodhja e shumë organizatave ndërkombëtare. Në artikujt e mëparshëm mediat tregonin sesi dy agjentë rusë ishin zbuluar në laboratorin kimik “Spiez” (Labor Spiez), duke tentuar të kryenin sulme kibernetike për të marrë të dhëna.

“Çfarë sot është ndryshe nga e kaluara, është se rusët kanë tentuar të sulmojnë infrastrukturën tonë – kjo është vija e kuqe”,- tha Gaudin, duke shtuar se, është e nevojshme të shtohet numri i spiunëve zviceranë.

Ambasada ruse në Bernë i ka quajtur “absurde” pretendimet e numrit një të shërbimit sekret zviceran, por mediat nuk thonë të njëjtën gjë…


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas