Zylfie Haklaj, vajza e Muharrem Haklajt, e cila ndodhet në Suedi ku ka përfituar një azil politik, ka folur sërish për gazetën Shqiptarja.com.
Këtë herë, motra e Haklajve merret më shumë me një analizë politike të ngjarjeve në Kosovë dhe ndikimit të Sali Berishës atje.
Por ndërsa ndodh rëndom që të tillë personazhe flasin edhe për zhvillimet politike si analistë, Zylfia ka treguar se çfarë i kanë thënë kur shkoi në Suedi për të kërkuar azil.
“Kur u ndalova në shtetin suedez për llogari të Saliut, më pyeten se ku kisha qëndruar deri atëherë kur u paraqita këtu, dhe kush më kishte mbajtur mua, dhe veç kësaj autoritetet suedeze më pyetën nëse e njihja Ramush Haradinaj dhe çfarë lidhjesh kisha unë me të. Ku ata me vendosën në tavolinë një letër me emrin e Ramushit, duke me thënë që ne kishim lidhje me kriminelet e luftës.
Unë pohova se nuk e njihja personalisht Ramushin, por në mënyrë indirekte, sepse ne njiheshim me shumë njerëz nga Kosova që ne i kishim strehuar dhe ndihmuar në mënyrë humanitare edhe bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë të Ramushit. Ju pohova që Ramushi është Hero i Luftës ku më datën tre prill 2008, ai kishte marrë pafajësinë, në Gjykatën e Hagës. Ja deri ku kishin arritur mashtrimet e denoncimet e pa baza e të paskrupullta të Saliut, i cili i quante heronjtë e çështjes kosovare, kriminel lufte dhe mua bashkëpunëtore të kriminelëve.
Unë e di që Ramush Haradinaj dhe Luan Haradinaj kanë qenë një ndër figurat më të njohura të luftës së Kosovës, por siç duket Saliu nuk e di këtë, ndaj e quan Ramush Haradinajn kriminel lufte ashtu siç pretendojnë serbët. Ju lutem që të dy shteteve shqiptare që të kërkojnë dokumentet që Saliu i ka dërguar shtetit suedez për ekstradimin tim, ku veç shpifjeve, mashtrimeve e manipulimeve për mua ai ka shpifur edhe për autoritete shqiptare me përmasa kombëtare, të cilët i kanë dhënë gjak dhe ditë nga ditët e tyre çështjes shqiptare të Kosovës.
Kjo tregon se Saliu jo vetëm, vret, mashtron e manipulon prova e fakte, por ai bënë edhe punën e armikut dhe vihet në shërbim të tij duke i quajtur të mirëqena ato që thotë Serbia”.
Po mire moj burrneshe nje karikator per salen Se pate as ti as nje malok nga veriu.