Sot, Këshilli i Komunës së Prishtinës, ka miratuar me votë unanime propozimin e kryebashkiakut, Shpend Ahmeti, për të dhënë 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë.
Këtë lajm e ka njoftuar vetë Ahmeti, në rrjetin social.
Për kontrast, në Tiranë, ku ka propagandë nga mëngjesi në darkë prej kryebashkiakut Veliaj, dhe shefit të tij, nuk ka asnjë masë të tillë mbështetëse, por vetëm gjoba.
Policët bashkiakë janë simboli i Bashkisë këtu, që janë sulur si hienat për të mbushur blloqet në çdo cep të qytetit.
Kuptohet me urdhër për të mbledhur sa më shumë para.
Bashkia e Tiranës është disa herë më e pasur se ajo e Prishtinës, po thjesht nuk ka ndërmend të japë gjë për njerëzit në hall apo në nevojë, po vetëm të marrë.
Një ndihmë të tillë, afermendsh nuk e ka në plan as qeveria, dhe asnjë nga rilindja.
Shqipëria është e fundit në rajon për stimulimin financiar për kohën e pandemisë.