Sport

Zyrtare/ Bundesliga nis me 15 maj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 06/05/20 |
mapo.al

Në Gjermani pritet të rinisë futbolli. Nuk ka më asnjë dyshim. Kancelarja Merkel ka dhënë miratimin që kampionati gjerman të rifillojë aktivitetin. Sipas “Reuters”, Bundesliga do të rifillojë në 15 maj.


Sipas Reuters marrëveshja është arritur ndërsa skuadrat e Bundesligës vijojnë stërvitjen që prej 6 prillit por jo në grup. Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që pritet që sezoni të përfundojë në 30 qershor.


Rifillimi i Bundesligës, mund t’i hapë rrugë edhe ligave të tjera Europiane, për të nisur aktiviteti.


Gjatë këtyre ditëve po bëhen edhe teste të shumta tek futbollistët përpara se të jepet drita jeshile për stërvitjet në grup. Në serinë e parë të testeve të realizuar për koronavirus 10 raste kanë rezultuar pozitiv në 1724 teste dhe nuk duket të ketë raste të tjera.


Bundesliga është ndërprerë që prej datës 13 mars dhe tani ka gati rifillimin patjetër me dyer të mbyllura, pra pa tifozë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas