Aktualitet

Zyrtare / Derbi i kryeqytetit do të luhet në ‘Air Albania Stadium’





               Publikuar në : 16:44 - 10/12/19 |
mapo.al

Tani është zyrtare. Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium”. Derbi i kryeqytetit do të jetë ndeshja e parë e Superiores që do të luhet në stadiumin e ri kombëtar dhe e dyta në histori pas Shqipëri-Francë.


Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e Partizanit, që konfirmoi se derbi i kryeqytetit përballë bardhebluve të Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium”, ditën e premte, në orën 19:00.



Partizani vjen si kryesues në këtë sfidë, ndërsa Tirana ka shumë probleme, si brenda fushës së lojës, ashtu dhe në staf teknik, pasi Julian Ahmataj ka qenë kryefjala e medieve sportive ditët e fundit.



Etiketa:

Pas