Qeveria ka propozuar 3 emra si anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozimet i ka bërë Edi Rama dhe i ka dërguar në Kuvend.
Mes emrave të propozuar nga Rama është edhe ai i ish-ministrit të Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode. Bode është bashkë me Sulena Popën dhe Edlira Luçin në listën e propozimeve të Edi Ramës.
Këshilli Mbikëqyrës në BSH është aktualisht jashtë funksionit, pasi anëtarëve u ka mbaruar mandati. Pas 3 emrave të propozuar nga Edi Rama, janë edhe 3 anëtarë të tjerë të cilëve u ka mbaruar mandati.
VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË TRE ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:
⦁ Znj. Suela Popa;
⦁ Znj. Edlira Luçi;
⦁ Z. Ridvan Bode.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA