Aktualitet

Zyrtare/ Eriksen prezantohet te Interi, ja fjalët e para si zikaltër





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 28/01/20 |
mapo.al

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare, zikaltrit kanë zyrtarizuar afrimin e danezit, i cili ka nënshkuar një kontratë deri në vitin 2024 me klubin italian. Ky është afrimi i tretë për Interin, pas Jang dhe Mozes në merkaton e janarit.


Totenhem do të arkëtojë plot 20 milionë euro nga shitja e “yllit” danez. Për t’u përmendur është fakti se prezantimi i lojtarit është bërë në mënyrë “teatrale”



Menjëherë pas zyrtarizimit dhe prezantimit, danezi ka folur fjalët e para si zikaltër ku është shfaqur shumë i lumtur për këtë aventurë që do të nisë. “Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres të shikoj tifozët. Tashmë kam pasur mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre. Mu bë një pritje fantastike.


Ndihem  shumë mirë këtu. Statistikat me Totenhemin? Sinqerisht unë nuk jam një person që kujdesem për numrat, por unë shikoj se çfarë thonë njerëzit për mua dhe kam kuptuar se bëra shumë mirë në Angli.

Tani ka ardhur koha të nis një sfidë të re, teksa jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë kampionat dhe më një klub të shkëlqyer si Interi.”, u shpreh Eriksen.

Me kalimin tashmë  zyrtar të Kristian Eriksenit tek Interi, Antonio Konte do nisë punën për t’i gjetur sistemimin. Në skemën 3-5- 2 do të luante përkrah Barelës (pas sulmuesve), por mund të ketë një modifikim të lehtë, një kalim te moduli i ngjashëm 3-4-1-2, me fantazistin danez pas krahëve të dy Lukakut dhe Lautaros.

Eriksen formacioni Inter


Etiketa:

Pas