Është shënuar rasti i parë në Maqedoninë e Veriut me koronavirus. Një paciente ka rezultuar pozitive me virusin vdekjeprurës.
Lajmi është konfrimuar edhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Mësohet se personi në fjalë vetë paraqitur vetë në klinikën infektive në Shkup së bashku me dy pacientë të tjerë të cilëve rezultatet iu kanë dalë negativë.
Ndërkohë, në qendrën klinike “Nënë Tereza” janë ndaluar të gjitha vizitat dhe po bëhet dezinfektim për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infeksionit.