Sport

ZYRTARE: Leonardo largohet nga Milani, Gazidis e falenderon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 28/05/19 |
ro ot

Ashtu siç pritej, ka ardhur edhe zyrtarizimi. Leonardo Nascimento de Araujo (Leonardo) i ka prezantuar drejtuesve të Milanit dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv dhe klubi ka pranuar kërkesën e tij. Menjëherë ka ardhur edhe deklarata për shtyp. Aventura e brazilianit si drejtues ka zgjatur edhe më pak se sa një vit. Klubi e ka falenderuar për kontributin dhe projektin e rritjes, teksa i ka uruar edhe më të mirën në karrierën në vazhdim.








Sakaq, Milani informon se zyrtarizimi i Drejtorit Sportiv të ri do të anonçohet ditët në vazhdim, ndërsa gjithashtu bën me dije se ka edhe një letër falënderimi nga Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit.

“Leonardo është kthyer te Milani në një moment nevoje, pak javë nga mbyllja e merkatos së verës. Edhe pse në rrethana të vështira, me zemër u mundua që të menaxhonte një situatë jo të lehtë, me energjitë dhe ambicjet e tij. I jam mirënjohës Leonardos për atë që ka bërë për klubin tonë të madh dhe i uroj më të mirën për të ardhmen”.

Sakaq, ashtu si Gattuso, edhe Leonardo heq dorë nga rroga dhe nuk do të marrë asnjë qindarkë për prishje kontrate me akord. Braziliani ka disa alternativa, mes tyre rikthimi te PSG, por edhe koordinator i kombëtares brasiliane të futbollit.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas