Aktualitet

Zyrtare/ Leroy Sane prezantohet si lojtar i ri i Bayern





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 03/07/20 |
mapo.al

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e yllit gjerman, Leroy Sane nga Manchester City.


Ditëve të fundit është përfolur shumë për një arritje të marrëveshjes mes Bayernit dhe City për Sane.


Nuk ka vonuar shumë dhe sot (e premte) ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit të lojtarit nga Etihad në Allianz Arena.


Është vetë klubi bavarez që ka konfirmuar transferimin e tij me anë të faqeve zyrtare në rrjeteve sociale.


“FC Bayern Munich ka nënshkruar Leroy Sane nga Manchester City, klubi i reprezentuesit gjerman që nga viti 2016”.

“24-vjeçari ka vendosur emrin e tij në një kontratë pesë-vjeçare deri më 30 qershor të 2025 dhe do të fillojë përgatitjet për sezonin e ardhshëm në Munich javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Shifra e transferimit të lojtarit nuk është bërë publike, por thuhet se Bayernit i ka kushtuar rreth 50 milionë euro.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas