Aktualitet

Zyrtare/ Me ose pa koronavirus, Lojërat Olimpike të Tokios nisin më 23 korrik 2021














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:07 - 07/09/20 |
mapo.al

Lojërat Olimpike të Tokios do të nisin më 23 korrik 2021. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizues i Lojërave në Tokio kanë vendosur këtë datë për zhvillimin e Olimpiadës.






“Lojërat Olimpike në Tokio do të vazhdojnë vitin e ardhshëm, me ose pa Covid”, tha nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar duke garantuar se do të mbahen me një audiencë të limituar.


Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për shkak të pandemisë globale Covid-19, dhe pritet të përfundojë në 8 gusht.







Në mars, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike la të nënkuptohej se do të kishte një shtyrje të tillë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Duke folur për gazetarët pas shpalljes së koronavirusit pandemi globale nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Koike tha: Sigurisht që do të ketë pasoja, por është e paimagjinueshme që të anulohen.



Lexo edhe :  Kostoja për kurimin e COVID deri 1 mijë euro, qeveria rimbursoi vetëm 33 euro

11 mijë atletë nga 200 vende të botës do të marrin pjesë në Tokio 2021. Nuk dihet si do të bëhet udhëtimi drejt Japonisë, pasi ishulli aziatik momentalisht i ka kufijtë e mbyllur për vizitorët e huaj.



Risjellim në vëmendje se shtyrja e Olimpiadës krahas pezullimit të aktiviteteve të tjera sportive në botë, ka sjellë humbje të mëdha ekonomike.

1


Etiketa: , ,

Pas