Roberto Mancini është zyrtarisht trajneri i ri i Italisë. Pas zgjidhjes konsensuale të kontratës me Zenitin e Shën Pjetërburgut, pas ndeshjes së fundit të kampionatit rus, trajneri nga Jesi ka zbarkuar në Romë mëngjesin e kësaj të hëne dhe në mbrëmje ka firmosur kontratën e re që e lidh me “axurrët” deri në vitin 2020.
Të martën në mesditë, ish-trajneri i Interit do të prezantohet në konferencën për shtyp që do të mbahet në Coverciano, vendgrumbullimin e kombëtares italiane të futbollit.
“Mund të themi se gjithçka është kryer mes Mancinit dhe Italisë. Entuziazmi i tij ka qenë vendimtar në zgjedhjet tonë”, tha përfaqësuesi i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Fabbricini.
Mancini do të debutojë si trajner i Italisë më 28 maj, me miqësoren e programuar në St Gallen të Zvicrës, kundër Arabisë Saudite.
Ndërkohë, më 1 qershor, Italia do të përballet në Nice me Francën, e më pas në “Allianz Stadium” të Torinos do të presë më 4 qershor Holandën.
Italija pasardhesja e dy Perandorive,Romes e Bizantit,Vendi qe la gjurme ne histori,vendi qe shkarkon barren aty ku mundet,Vendi ku lindi edhe Shqiponja si simbpl Shteteror(kujtoj se shqiponja lindi ne Perandorin bizantine,me rrenje ne mesapotoni,dhe nuk dihet se kush ,e solli ket simbol,por nje gje eshte e qarte se nuk eshte simbol Shqipetare!)Ky Vend me nje Histori qe eshte e shkruar,por ka harruar pa shkruar ,pjese te tera te ksaj Historije,sot po stonon ne Futboll! Italoija duhet te jete kampijone e Botes,ky eshte mesazhi,qe vjen nga Man-cini,por stonimi mund te vazhdije.Italija qe ka nje burim te pashterrshem ne Etiopi,ish koloni e Saj,mund te arrij te jete Kampijone
e Botes,duuke kapercyer Francen!