Aktualitet

Zyrtare/ Marash Kumbulla lojtar i Romës, do përfitojë 1.5 mln euro në sezon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 16/09/20 |
mapo.al

Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i ri i Romës. Me gjithë interesin e shfaqur nga Juventusi, Interi dhe Lazio, mbrojtësi shqiptar zgjodhi një tjetër skuadër të madhe.


Talenti 20-vjeçar dha dritën jeshile për transferimin në kryeqytetin italian, duke bërë që marrëveshja të finalizohej. Klubet kishin arritur akord, me Romën që do ta afrojë Kumbullën në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit, ku do të paguajë 30 milionë euro në arkat e Hellas Verona.


Ngërçi lidhej me termat e marrëveshjes së kuqeziut, i cili në fund pranoi propozimin për kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2025, nga e cila do të përfitojë pagën bazë prej 1,5 milionë eurosh në sezon, por edhe bonuse të rëndësishme, të cilat do ta ngrenë shifrën deri në 2 milionë euro.


Këtë të enjte, Marash Kumbulla pritet të udhëtojë drejt kryeqytetit italian për të zhvilluar testet mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën me klubin e ri.


Gjithçka është gati për hapin e madh në karrierë të djaloshit të artë shqiptar dhe tashmë pritet vetëm formalizimi i transferimit te Roma.


Etiketa: , , , ,

Pas