Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet ekipit të Lazios. Mbrojtësi, Sergio Kalaj do të jetë lojtar i bardhekaltërve të paktën edhe në 3 sezonet e ardhshme.
Talenti nga Malësia e Madhe firmosi kontratën si profesionist pas eksperiencës mjaft pozitive me ekipin e të rinjve. Natyrisht në këtë lëvizje rol kryesor ka edhe Igli Tare.
Pas Lorik Canës dhe Etrit Berishës, ish-bomberi i kombëtares ka ofruar në ekip emra si Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.