Është zyrtarizuar transferimi i Kastriot Dermakut tek skuadra e Parmës në Seria A. Qendër mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, karrierën do ta vazhdojë tek skuadra e e njohur italiane.
Mbrojtësi kuqezi i është bashkuar skuadrës së Parma, nga ajo e Cosenza, ku pati disa paraqitje mjaft të mira sezonin e sapombyllur. Dermaku ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke mbrojtur kështu pra ngjyrat e kësaj fanelle për katër vitet e ardhshme.
Kujtojmë se Dermaku më parë kishte zgjedhur të përfaqësonte Kosovën, para se të ndërronte mendjen dhe t’i bashkohej kombëtares së Shqipërisë.