Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zyrtare/ Messi transferohet te PSG, firmos për dy vite

by mapo.al
07/08/2021
in Aktualitet, Sport
0

Gigio Donnaruma, Georgino Wijnaldum, Achraf Hakimi dhe Sergio Ramos ishin vetëm shkëndijat e kësaj merkatoje verore për Paris Saint Germain që do të mbyllet me “flakën e madhe” që do të ndizet mbi Kullën Eiffel pas pak ditësh.

Naser Al-Khelaifi ka mbyllur marrëveshjen për të transferuar në Paris Lionel Messin me PSG që realizon kështu goditjen e shekullit, duke marrë në gjirin e saj më të mirin e dekadës së fundit. Karriera e yllit argjentinas do të vazhdojë në kryeqytetin francez me 6-herë fituesin e Topit të Artë që do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Paris Saint Germain me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Nga marrëveshja me klubin francez Lionel Messi do të përfitojë 40 milionë euro në sezon. Bie poshtë pista Chelsea që doli në orët e fundit, ndërkohë që Manchester City u tërhoq vetë nga gara për argjentinasin me deklaratat e fundit që bëri trajneri Pep Guardiola ku nënvizoi se prioritet për Citiziens është afrimi i Kane. Në këtë mënyrë Paris Saint Germain ishte opsioni i vetëm për Messin për të vijuar karrierën. Mbeten ende detajet e fundit për t’u zgjidhur që kanë të bëjnë me komsionet që do të përfitojnë babai i Messit Jorge dhe vëllai i tij, komisione që me siguri do të jenë të kripura për xhepat e Al-Khelaifit.

Konfirmimet për kalimin e Lionel Messit në Paris erdhën fillimisht nga trajneri i parizienëve argjentinasi Mauricio Pochettino që u pyetur në lidhje me një transferim të Messit në kryeqytetin francez u përgjigj: “Leonardo dhe presidenti ynë po punojnë për të përmirësuar skuadrën. Rëndësi ka kualiteti i futbollistëve. Klubi po punon intensivisht, po shqyrton të gjitha opsionet dhe Messi është një prej tyre, deklaroi Pochettino, ndërkohë që zërat për arritjen e marrëveshjes mes Messit dhe Paris Saint Germain u shtuan edhe nga postimi që ka bërë sëfundmi në rrjetet sociale vëllai i Nasser Al-Khelaifit, sheiku Khalifah bin Hamad Al Thani i cili ka postuar një foto të Messit me fanellën e Paris Saint Germain, me mbishkrimin: “Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, pak më vonë do të vijë njoftimi.”

Paris Saint Germain synon ta prezantojë Messin para tifozëve të martën e 10 gushtit në kullën e Eiffiel, ndërkohë që argjentinasi te PSG ribashkohet me shokun e tij të vjetër Neymar Jr, por edhe shokët e tij në kombëtaren argjentinase Di Maria e Paredes.

Me Messin në skuadër Pochettino mund të hedhë në fushë një formacion yjesh me Donnarumman në portë, Hakimin, Marquinhos, Ramos e Bernat në mbrojtje, Verratin, Wijnaldum e Di Marian në mesfushë dhe Neymar, Mbappe e 6-herë fituesin e e Topit të Artë në sulm, 11-she kjo që nuk duhet ta diskutojë fitimin e titullit kampion në Francë dhe duhet të tentojë me çdo kusht triumfin në Champions League.

Tags: MessiPSG

JU SUGJEROJME

Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend
Aktualitet

Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend

06/07/2022
Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
Aktualitet

Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës

06/07/2022
Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
Aktualitet

Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja

06/07/2022
Ofertë 70 milionë euro, ‘çmendet’ merkatoja për Armando Brojën
Sport

Ofertë 70 milionë euro, ‘çmendet’ merkatoja për Armando Brojën

06/07/2022
Next Post
Dua Lipa përfundon pushimet në Shqipëri, fotografohet në vendin ekzotik

Dua Lipa përfundon pushimet në Shqipëri, fotografohet në vendin ekzotik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • 724 shqiptarë dorëzuan shtetësinë për vitin 2021, më pak të huaj e morën atë
  • Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend
  • Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
  • Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
  • Detaje/ Zjarri në Spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë të tmerruar



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In