David Ospina pas një viti huazim tek Napoli, tashmë italianët kanë blerë përfundimisht kartonin e gardianit.
Napoli ka blerë përfundimisht nga Arsenali, portierin 30-vjeçar. Ospina zhvilloi gjithsej 24 ndeshje me Napolin në sezonin që sapo u mbyll, duke ndarë portën edhe me portierin tjetër Alex Meret, i cili ka fituar vendin e titullarit në ndeshjet e fundit.
Kolumbiani i ka kushtuar Napolit, 3.5 milionë euro, të cilat do të derdhen në arkat e “Topçinjve të Londrës”. Mesa duket lojtari i ka bindur drejtuesit napolitan, të cilët vendosën ta marrin përfundimisht gardianin.