Aktualitet

Zyrtare/ Nuk ka lëvizje drejt Greqisë pas 1 korrikut, ja përjashtimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 29/06/20 |
mapo.al

Ambasada greke në Tiranë, ka sqaruar sot zyrtarisht çështjen e lëvizjes drejt këtij vendi, pas datës 1 korrik. Sipas një njoftimi, do të lejohet të kalojnë kufirin tonë jugor dhe të shkojnë drejt Greqisë, vetëm personat që kanë leje qendrimi.


Po ashtu, thuhet se do të lejohet edhe transporti i mallrave dhe tregtisë. Në këtë mënyrë, zyrtarizohet mbajtja mbyllur e kufijve me Shqipërinë për qytetarët e tjerë, përfshirë edhe ata që shkojnë për turizëm.


Lajmi u bë publik edhe para disa ditësh, por me afrimin e 1 korrikut, duket se Ambasada greke në Tiranë, e ka parë të arsyeshme të bëjë edhe një njoftim.


Kufinjtë për shqiptarët po mbahen të mbyllur edhe nga vende të tjera të BE, pas 1 korrikut.


Masat kufizuese po qendrojnë në fuqi, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Pas 1 korrikut, vetëm Serbia dhe Mali i Zi, janë lejuar të kenë kufinjtë e hapur me BE-në. Për vendet e tjera në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, do të mbeten në fuqi ndalimet e udhëtimit.

Ky njoftim i ambasadës së vendit fqinj, vjen mesa duket pas një lajmi që qarkulloi në mesditë ku flitej se kufiri me Greqinë do të hapej pas 1 korrikut.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas