Sport

Zyrtare/ Rey Manaj largohet nga Inter, firmos për 5 vite në Spanjë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:05 - 09/07/19 |
mapo.al

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bindur më në fund një skuadër për të blerë përfundimisht kartonin e tij.






Që prej ditës së sotme, bomberi lushnjar do të jetë zyrtarisht pjesë e Albacete në Segunda Division, kategoria e dytë në Spanjë. Për kartonin e sulmuesit që shënoi 7 gola në 30 takime në sezonin e shkuar, Albacete pagoi plot 2.5 milionë euro.


“Ne jemi shumë të lumtur për këtë nënshkrim. Manaj është një lojtar i ri dhe ne e kam ndjekur atë për një kohë të gjatë. Ai na jep gëzim në të tashmen dhe e dimë se ai do të na japë edhe më shumë gëzim në të ardhmen. “-tha drejtori sportiv Mauro Perez në faqen e internetit të klubit.







Manaj ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare. Me zikaltërit, Manaj luajti vetëm gjashtë ndeshje për ekipin e parë. Roberto Mancini i dha mundësinë të debutojë kundër Cagliarit në dhjetor të vitit 2015, së bashku me pesë paraqitjet e gdhendur në mes të Serie A dhe Kupës së Italisë.




1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas