Aktualitet

Zyrtare/ Serie A rinis më 20 qershor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:12 - 28/05/20 |
mapo.al

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare. Vendimi është marrë pasditen e sotme, pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë italiane dhe atyre të futbollit.


Kupa e Italisë mund të luhet më 13 qershor. Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë.


Ky detaj mjaft i rëndësishëm, mund të sjellë probleme serioze për mbylljen e javëve të mbetura në futbollin italian.


Kujtojmë se Seria A u ndërpre në fillim të muajit mars për shkak të pandemisë Covid-19.


Ministri i Sportit italian, Spadafora, tha se është e drejtë që futbolli të rifillojë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas