Kronika

ZYRTARE/Zbulohet shuma e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 01/05/19 |
mapo.al

Bankat kanë zbardhur shumën zyrtare që u grabit në pistën e aeroportit të Rinasit mesditën e datës 9 prill. Zyrtarisht grupi i Admir Muratajt grabiti 6 mln euro, para këto të tre bankave private. Kanë qenë vetë bankat që kanë konfirmuar shumën e parave në përgjigjet e kthyera për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Tre milionë euro i përkasin vetëm njërës prej bankave.






Thasët me para u nxorën nga bordi i avionit “Austrian Airlines” në momentin kur po përgatitej të ngrihej nga pista me destinacion Vjenën, nga disa persona të armatosur. Mes grabitësve ishte edhe Admir Murataj, im cili më pas mbeti i vrarë në rrethanave misterioze gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH.


Policia ka arrestuar ndërkohë 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitjen spektakolare, ndërsa ende nuk janë gjetur paratë. Dy prej të arrestuarve, Olsjan Veseli dhe “Daja” nga Kosova, Ragip Hajdini, dyshohet se kanë qenë si grabitës në aeroport ditën e ngjarjes, bashkë me Admir Muratajn.







Megjithatë, Hajdini ka mohuar akuzat si dhe pretendon se ka alibi që e shpëton atë nga përgjegjësia e grabitjes.



1




Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas