Bëhen të ditur emrat e 6 zyrtarëve të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) që dënuan me burg dhe arrest shtëpie për shkak të shpërdorimit të detyrës.
Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Dodaj, Naim Kasa-këto janë zyrtarët mbi të cilët është ekzekutuar nga Prokuroria e Tiranës masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa Rezarta Sulejmani është lënë në arrest shtëpie.
Mendohet se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është mbi 1 milion dollarë.
Roli i zyrtarëve të akuzuar:
Denis Durrsi, drejtor auditi
Qani Hoxhaj, drejtor hidrokarburesh
Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë
Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë
Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN
Nga ana e Policisë nuk ka ende një informacion zyrtar, duke qenë se operacioni vijon ende. Sipas burimeve, efektivët kanë dalë në terren edhe gjatë natës, për ndalimin e dy personave të tjerë, për të cilët po ashtu janë zhvilluar hetime nga Prokuroria.
Akuzat që rëndojnë ndaj 6 zyrtarëve:
“Mashtrim me pasoja të rënda”
“Shpërdorim detyre”
“Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”
“Mashtrim” kryer në bashkëpunim
“Kondrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”
“Fshehje të të ardhurave”
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka si objekt të veprimtarisë së saj zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.