Monday, February 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zyrtarët e BE-së: Presidentin e Kosovës nuk do e konsiderojmë si partner në procesin e dialogut

by mapo.al
30/06/2020
in Aktualitet, Rajoni
0

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.



“Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqëndrohet në aktakuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (RFE) një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës.

“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre“, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.

BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.

Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris.

Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.

Marrë nga:REL 

Tags: BEhashim thaci

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin
Bota

Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin

06/02/2023
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Next Post
VOA: Një virus i ri i derrave kinezë, kandidat për pandemi

VOA: Një virus i ri i derrave kinezë, kandidat për pandemi

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In