Bota

Zyrtarët: Kemi shpëtuar strukturën e katedrales ‘Notre Dame’






               Publikuar në : 23:09 - 15/04/19 |
mapo.al

Pas 4 orësh betejë me zjarret, zyrtarët konfirmojnë se kanë shpëtuar strukturën e katedrales ‘Notre Dame’ në Paris.


Agjencia Reuters shkruan se një drejtues i zjarrfikësve tha se kanë shpëtuar strukturën nga shkatërrimi total.



Edhe AFP raporton se struktura kryesore është ruajtur.

Agjencia franceze e lajmeve tha se sipas zjarrfikësve, flaka mund të ketë lidhje me punimet e rinovimit që po i bëheshin ndërtesës.

Në disa pjesë të katedrales ishin vendosur skela dhe zyrtarët thanë se statujat prej bronzi ishin hequr javën e kaluar për arsye të rinovimit.

Zjarrfikësit në Paris evakuan ndërtesat pranë katedrales Notre Dame dhe pastruan zonën rreth saj nga hiri që binte.

Dëshmitarët thanë se zjarrfikësit shkuan me urgjencë në zonën e katedrales menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, pak para orës 7 të mbrëmjes. Qindra njerëz u mblodhën në urat e Parisit mbi lumin Senë për të parë skenën.

Katedralja katolike mesjetare është një nga monumentet historike më të vizituara në Evropë. Ajo daton në shekullin e 12 dhe është e famshme si vendi ku vendosen ngjarjet e romanit klasik të Victor Hygosë, “Kurrizoja i Notrë Damës”.

Ndërtesa është e njohur për figurat mitologjike prej guri, dritaret prej qelqi të ngjyrosur dhe trarët karakteristikë që mbajnë muret.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas