Një zyrtar i pushtetit lokal pjesë e Bashkisë Skrapar, është arrestuar nga policia pasi në makinë i është gjetur një sasi lënde narkotike. Mario Mersinasi, kryetari i Njësisë Administrative Zhepe të Cërricës në Skrapar, ra në pranga në kushtet e flagrancës.
Në një komunikatë për mediat, policia e Elbasanit dhe komisariati i Gramshit kanë lajmëruar se në datën 25 qershor 2020 është kapur nga unifromat blu shtetasi me iniciale M.M., 23 vjeç banor i fshatit Cërricë të Skraparit.
Policia i bëri kontroll të dyshuarit në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat ku i gjetën një sasi droge dhe vaj kanabisi, armë e fishekë.
Në vijim komunikata e policisë thotë se gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 37 doza kanabis e kokainë, një shishe farmaceutike me vaj kanabis, 14 fishekë armë gjehu dhe një shkop metalik.