Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatorit të Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths ka deklaruar se tani për tani nuk duket të ketë armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë në horizont.
“Armëpushimi nuk duket në horizont tani për tani, por ndoshta brenda disa javësh” tha Griffiths në komentet e tij të hënën para gazetarëve në selinë e OKB-së në NewYork City.
Griffiths tha se ai planifikon të shkojë në Turqi më vonë këtë javë për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të gjetur mënyrat se si OKB-ja mund të ndihmojë në mbështetjen e procesit të paqes dhe negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ai shtoi se ishte “me të vërtetë i impresionuar” nga roli që po luan Turqia në këtë konflikt, duke e quajtur vendin “një aspekt të rëndësishëm” të situatës
Griffiths tha se ai gjithashtu shpreson që Turqia mund të presë një “grup kontakti humanitar” përmes të cilit mund të diskutohen negociatat për ndihmën humanitare. Sipas tij, zyrtarët ukrainas tashmë kanë rënë dakord dhe shpreson që edhe zyrtarët rusë ta bëjnë një gjë të tillë.
Griffiths shtoi se zyrtarët ukrainas kanë rënë dakord me shumicën e propozimeve të bëra nga Kombet e Bashkuara në lidhje me ndihmën humanitare dhe armëpushimet, por Rusia nuk ka dhënë ende një përgjigje të ngjashme.