Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë gjykimi për dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga sot Tahiri është zyrtarisht “i pandehur”. Seanca maratonë ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në rreth orës 18:00. Sakaq gjatë seancës është kërkuar nga avokati, gjykim i shkurtuar, por pa pranuar fajësinë. Gjithsesi sot gjyqtarja vendosi që të marrë në dorëzim dosjen dhe të nisë gjykimi. Nëse do të jetë gjykim i shkurtuar apo normal do bëhet e ditur në seancën e radhës. Nëse bëhet gjykim i shkurtuar ai përfiton ulje të 1/3 të dënimit.
Duke dalë nga gjykata, Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për gazetarët që prisnin para gjykatës. Ai u shfaq i lodhur dhe i emocionuar.
Saimir Tahiri: “Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.
Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal! E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë”.
Ku bazohet prokuroria që ngriti akuza ndaj jush, cfarë provash ka?
Unë i kërkova prokurorisë të mbrojë një kauzë të qartë dhe të saktë. Prokuroria ka detyrimin të më tregojë në seancë se c’veprim kam bërë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk mu përgjigj.
Ndërkohë që nga sot e tutje, keni folur vetëm ju. Unë skam folur për prova. As për mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet etj. Sot e tutje do flas dhe unë në gjykatë dhe në publik.
Cilat janë provat tuaja z.Tahiri?
Di t’iu them që ky proces i kapërcyer kufinjtë e maskaradës. Jam mësuar me këto gjëra dhe nuk shqetësohem.
Më jepni kohën e duhur. Askush nuk më tregon se ku e kam shkelur ligjin. Jam person në gjykim dhe nuk dua të komentoj vendime që nuk më përkasin mua.
A janë të paanshëm prokurorët?
Në këtë vend kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë. Skam vrarë askënd. Çdo kusur që po përjetoj tani, nuk shqetësohem. Për sa i përket komenteve në se do jem unë kurbani ose jo, është e sigurt dhe e vështirë që s’jam unë.
Po ti referohesh kohës unë kam denoncuar në prokurori dhe për Gërdecin dhe 21 Janarin.
S’ka pse ti kthehemi këtyre cështjeve. Vetë personalisht kam kërkuar të hapen hetimet. Unë e bëra cfarë kisha në dorë. Unë jam prapë ministër kampion, atë që kam bërë në policinë e shtetit se ka bërë njeri.
vetem nja 100 nder te nja 30 te zhdujur.
Pergjigjia e prokurorise eshte se ti ke bere cdo gje gabim je perziere me trafikante droge ju ke dhene makinen atyre qe Mos kontrolloheshi nga policia ke pervituar nga parate e tyre shume te medha,se c,duhet te besh e shume ti denoheshin nja 10 deri 14 vjet dhe kur te dalesh do prishen ato Para qe ke mare nga droga e shitur, qe te shpetosh duhet te firmosesh3 qe nuk do merest me me politike dhe te mbikqyresh per 5 vjet kjo te shpeton ty
Harove sa shume pordhe shisje kur ishe minister harove qe sle njeri te varfer pa gjobitur harove qe droga qe shisnin kusherinjte tend sa vete vrahu,harove qe ulerije ndaj demokrateve te theshte,harove gjobat qe ju vije pa te drejte njerezve te thjeshte po byzylyket e diamatet I harove,se cdo te besh ti me shume race e keqe,dhe po te mos denohesh nga gjykata dikush tjeter qe e ke shkelur dhe shtypur pa te drejte do te denoje4