“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”.
Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtareve të Bashkisë Lushnjë, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.
Raportohet se Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.
Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë.
Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.
LEXO EDHE:
U arrestuan nga SPAK – Tushe lihet në burg, s’ndryshon masa as për të tjerët